Që prej pasdites së djeshme ka nisur një operacion që lidhet me mashtrimet me Call Center-at.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 60 punonjës janë shoqëruar në polici, ku po merren në pyetje,ndërkohë që janë arrestuar 28 prej tyre.
Procedimi penal që na nisur nga Drejtoria Qendrore e Hetimit në Policinë e Shtetit është kryer për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda.
Dyshohet se janë të përfshirë dhe shtetas të huaj. Bëhet fjalë për Call Center-at që funksionojnë si bursë (Forex).