Mashtrimi/ Kërkon G-Class me qira, i marrin paratë dhe zhduken!

Në 8 janar të këtij viti transmetuam shqetësimin e shtetasit Samed Lulaj nga Kopliku, i cili tregoi, se është kontaktuar nga një shtetas në Instagram, dhe ky i fundit pretendonte, se babai i Samedit, Qemal Lulaj, i kishte marrë 120 euro si kapar për dhënien me qira të një makine. Kontakti ishte bërë përmes faqes “Autorental Tirana Airport”. Si përfundim, makina nuk u dha dhe qytetarit, që pagoi 120 euro, i bënë bllok.Samedi tha, se i ati është 60 vjec dhe as që merret me këtë punë.Ne pamë, se faqja “Autorental Tirana airport” publikon foto me makina luksi dhe vihet re, që ndryshon numrin e kontaktit, për ta patur më të lehtë skemën e mashtrimit. Një tjetër denoncim na ka ardhur për këtë faqe nga një shtetase, që ka paguar 200 euro për një makinë gclass. Kur është afruar data për të marrë makinën, i kanë thënë, se ajo nuk është disponibël dhe i kanë bllokuar kontaktin.Në komunikimin përmes instagramit, është cuar karta e shtetasit Aleks Broqi, që rezulton në Shkodër.Ne kontaktuam këtë të fundit, por Broqi, punonjës i nënstacionit elektrik, nuk e ka idenë e kësaj situate. Ai di vetëm, që i ka humbur karta.Kështu duket, se Autorental Tirana Airport përdor një skemë të mirëfilltë mashtrimi dhe vjedhjeje të qytetarëve.

Të Fundit