KPK ka ndërprerë shërbimin e pritjes me qytetarët në ambientet e institucionit. Nga dje deri në një lajmërim të dytë godina e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka kyçur dyert për qytetarët si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Sa i përket denoncimeve KPK njofton se qytetarët mund t’i dorëzojnë me postë zyrtare ose t’i regjistrojnë online në faqen e internetit Kpk.al tek rubrika ”Denonco”.
NJOFTIMI I KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se duke nisur nga data 9/3/2020 shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPK-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisioni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të Komisionit kpk.al, rubrika “Denonco”.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!