Në 7 maj të këtij viti, rreth mesditës, në fshatin Pla të Krumës në Has ndodhi një vrasje. 41 vjecari Ylber Jaku vrau komshiun e tij 31 vjec, Rushit Sallahu.Por cfarë kishte pas kësaj vrasjeje? Babai i autorit të vrasjes Agim Jaku, tregon, se familja e tij, ka një konflikt me fqinjët Sallahu, që nga viti 2007, për një rrugë kalimi. Situata ishte rënduar tre vitet e fundit për kanalin vaditës, që ndante pronën e Jakut dhe Sallahut. Agimi thotë, se është kërcënuar dhe dhunuar ai dhe familjarët e tij disa herë. Vajza e Agimit jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë.
Ajo tregon, se gati 3 javë para vrasjes, në prill 2025, ishte kthyer në Shqipëri për të takuar familjen. Atë ditë ajo është kërcënuar dhe ofenduar nga viktima, djali i familjes Sallahu.Zonja kërkoi ndihmën e policisë, që e përcolli në Komisariatin e Krumës, ku as u prit e as u dëgjua.Të nesërmen ajo u drejtua në Prokurorinë e Kukësit, ku u prit nga prokurorja e gatshme, por sërish nuk gjeti zgjidhje.Prokurorja i tha, se ishte në dijeni për konfliktin e dy familjeve dhe e këshilloi, t’i drejtohej gjykatës për fyerjet dhe ofendimet, që kishte marrë nga viktima një ditë më parë.
Lidhur me vrasjen e ndodhur në 7 maj të këtij viti në fshatin Pla të Krumës në Has, do të ndalemi në konfliktin, që i parapriu tragjedisë e që coi në vrasjen e 31 vjecarit Sallahu.Në 6 maj, babai i autorit të ngjarjes, Agim Jaku, po shkonte me makinën e tij në shtëpi, për të marrë gruan dhe për të shkuar në një ceremoni mortore. Ai mori gruan në makinë dhe në momentin, që do të niseshin, goditen me sëpatë nga vajza e komshiut, 21 vjecarja Artja Sallahu. Të moshuarit përfunduan pa ndjenja dhe i dërguan me plagë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pasi u përmend, Agimi njofton djalin, Ylber Jaku, duke i thënë, se kishte bërë aksident me makinë. Por 41 vjecari Ylberi Jaku, e kishte marrë lajmin nga mediat, që prindërit ishin masakruar. Ai i vizitoi në spital dhe u largua në fshatin Pla në Krumë.Agimi lajmëroi policinë e Krumës, shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve, por asnjë masë nuk u mor. Sipas informacioneve, Ylber Jaku me një armë, priste në kushtet e depresionit psikologjik, të hakmerrej ndaj djalit të familjes, që i masakroi prindërit. Sipas ekspertëve, vrasja do të ishte parandaluar, sikur shefi i komisariatit, ose shefi i krimeve, do të kishin shkuar apo cuar një patrullë policie në shtëpinë e Agimit. Tragjedia ka ndodhur, si rrjedhojë e mosfunksionimit të institucioneve.