Pas dhjetë vitesh martesë dhe tre fëmijëve së bashku, një grua ka zbuluar se burri i saj është kushëriri i saj. Gruaja më pas u kërkoi anëtarëve të tjerë të familjes që t’i nënshtroheshin testit të ADN-së. Rasti ka ndarë përdoruesit e mediave sociale: ka nga ata që nuk gjejnë asgjë të keqe të martohen me kushëririn e tyre dhe nga ata që në vend të kësaj e dënojnë zgjedhjen.
Celina Quinones jeton në Kolorado, SHBA. Ajo zbuloi se ishte kushërira e burrit të saj pasi shikoi pemën e familjes së tij. Ajo dhe partneri i saj Joseph u testuan përpara se të besonin ngjarjen. Por pavarësisht rezultateve “shkatërruese” që konfirmuan lidhjen e tyre, gruaja thotë se nuk do të kthehej pas në kohë. Ajo nuk do të donte që jeta me të shoqin, të cilin tani e quan “kushëriri” të ishte ndryshe.
Duke folur për traumën në TikTok, ajo tha: “Unë u martova me burrin tim në vitin 2006. Pa e menduar për këtë kemi pasur tre fëmijë. Mësuam se ishim të afërm dhe kushërinj. Fëmijët dhe burri im janë gjithçka për mua dhe ne i kemi dhënë fund kësaj. Të gjithë fëmijët tanë kanë 10 gishta, jane normal si te gjithe ju”
Nëna këmbënguli se ata nuk e dinin se ishin të lidhur kur u bashkuan për herë të parë. “Kemi kaluar 17 vite bashkë. Jo, nuk e dinim derisa bëmë testin e ADN-së. Kemi pasur një miqësi 4-mujore para se të martoheshim”, shpjegoi ajo në një video tjetër
“Ai është ende dhe do të jetë gjithçka ime. Nuk do të lejoj që pak gjak të shkatërrojë atë që kemi krijuar, këtë familje të bukur”. Zbulimi i Quinones shkaktoi një reagim të fortë nga shikuesit e tronditur.
Tani ai po përpiqet që çiftet e tjera të bëjnë testin e ADN-së për të mos pasur ndonjë surprizë të keqe në të ardhmen. “Bëni testin e ADN-së nëse nuk doni të martoheni gabimisht me kushëririn tuaj! Lol. Vetem fati im. Tani, edhe nëse ndahemi, jemi të lidhur për gjithë jetën sepse jemi familje”, tha Quinones.