Prindër dhe të rinj kanë dalë sot në protestë për vrasjen e 14-vjeçarit pak ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Mamaja e Martinit, Floriana kishte një mesazh që u lexua në protestën e sotme.
“Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen. Falenderoj gjithë nga zemra.
Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë”, shkruhej ndër të tjera në mesazhin e saj.
Martin Cani, 14 vjeç u vra me thikë më 18 nëntor, pak metra larg shkollës “Fan Noli“ ku ishte nxënës edhe autori, 14 vjeçar tashmë i arrestuar nga policia.