Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes një postimi në rrjetin e saj social.
“Shqipëria ka bërë përparim të paparë. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një njohje e qartë e angazhimit të fortë politik të Shqipërisë dhe aspiratave të shoqërisë së saj për në BE”, shkruan Kos në platformën X.
Sipas saj, viti 2025 ka shënuar një përparim të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të BE-së, ku vendet si Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen për përparimet e arritura në reforma gjatë vitit të kaluar.
Komisionerja nënvizon se kandidatët për anëtarësim kanë synime ambicioze për të përfunduar negociatat, ndërsa viti i ardhshëm do të jetë “moment i së vërtetës” për progresin e tyre.
2025 was a year of significant progress for EU enlargement.
Montenegro, Albania, Ukraine and Moldova stand out.
They advanced most on reforms in the past year.
Our candidates have ambitious goals to finish negotiations.
The coming year will be a moment of truth.
— Marta Kos (@MartaKosEU) November 4, 2025



