Sfidat dhe gjërat e çuditshme nuk kanë të sosur për përdoruesit e “TikTok”-ut.
Këtë herë një bloger mbuloi shtëpinë e prindërve me nutella, thuajse në çdo vend vetëm për të marrë sa më shumë klikime në “TikTok”.
Nuk dihet me saktësi se sa mund të jetë masa e nutellës që blogeri ka shpenzuar për të arritur synimin e tij.
“TikTok”-eri u përgjigj duke thënë se vuri ngjitëse në mur dhe mobilje para se ta aplikonte nutellën, megjithatë cili është qëllimi?
Njëri nga komentuesit thotë se kjo rrëmujë qesharake do shkaktojë dhe një numër të pafund milingonash.
Në një botë ku njerëz të ndryshëm mund të vuajnë nga varfëria ka nga këto raste ku dhe shpenzohet për të tilla gjëra.