Marrëveshja për emigrantët, Rama: Me Italinë do ta pranoja edhe 100 herë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni foli edhe për marrëveshjen me shtetin fqinj për qendrat e emigrantëve.

Rama tha se nëse do të kthehej pas në kohë, do ta bënte të njëjtën gjë sërish, por vetëm me Italinë.

“Më bëhet e njëjta pyetje dhe më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë nëse do kthehesha pas. Me Italinë unë do ta bëja 100 herë edhe pse 100 herë do ishit kundër. Me vende të tjera kurrë dhe këtë ja kam thënë vendeve të tjera dhe kur më pyesin pse, u them sepse ju nuk jeni Italia. Ne jemi gati për t’iu përgjigjur po Italisë sepse ndihemi pjesë përbërëse e këtij vendi”, tha Rama.

Të Fundit