Mark Zuckerberg tejkalon Jeff Bezos, bëhet personi i dytë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg, Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Meta, ka arritur të ngjitet në vendin e dytë në listën e të pasurve botëror, duke e kaluar Jeff Bezos të Amazon falë rritjes së aksioneve të kompanisë së tij.

Pasuria neto e 40-vjeçarit tani arrin në 206.2 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, duke e vendosur atë 1.1 miliardë paund përpara Bezos, por pothuajse 50 miliardë dollarë pas njeriut më të pasur në botë, Elon Musk të Teslës.

Vlera e tregut të Meta-s u rrit me rreth 10% në 1.45 trilion dollarë dje, pasi aksionet e saj arritën një nivel rekord prej 582.77 dollarë. Rritja e vlerës u nxit nga zbulimi i prototipit të parë të syzeve të realitetit të shtuar, të quajtur Orion, si dhe nga prezantimi i aftësive të reja të inteligjencës artificiale për shërbimet e saj.

Në shtator, Meta raportoi se më shumë se 400 milionë njerëz po shfrytëzonin shërbimet e saj të inteligjencës artificiale çdo muaj, duke përfshirë 185 milionë që ktheheshin çdo javë.

Të Fundit