Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” vihet në pikëpyetje. Edhe pse sipas akordit që dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin përpara zgjedhjeve, se mandatet do i merrnin kaniddatët që do të merrnin më shumë vorta nga lista e hapur dhe listat e mbyllura do të dorëhiqeshin, duket se ky akord mund të mos zbatohet.
Kjo pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëhqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit.
Kordhoni deklaroi se i është drejtuar KQZ për të verifikuar se çfarë ka firmosur pasi nuk mban mend të hedhur firmën mbi një dokument që të lërë mandatit e fituar në zgjedhje.
Kandidati Kordhoni deklaroi më tej se pasi të njihet me dokumentacionin e dorëzuar në KQZ do të ulet për të biseduar me dy drejtuesit e koalicionit Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, duke shtuar se në parim përpara zgjedhjeve, ai nuk kishte qenë dakord që të jepte dorëheqjen nga mandati në rast fitoreje.
Po ashtu edhe Adriatik Lapaj deklaroi se deri në këto momente nuk ka asnjë lloj informacioni në lidhje me këtë çështje, por që do të bisedojë si me kandidatin Kordhoni por edhe me bashkëdrejtuesin e koaliconit, Endri Shabani.
Burime për media bëjnë me dije se Zeqir Kordhoni nuk është një kandidat i thjesht në listën e Tiranës, por një familjar i afërt i Endri Shabanit, respektivisht daja i tij.