“Manchester United më tradhtoi”, Ronaldo: Jam penduar që u largova nga Real Madrid

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ndihet i “tradhtuar” nga Manchester United dhe se ka pasur përpjekje për ta detyruar atë të largohet nga klubi.

Në një intervistë për gazetarin Piers Morgan, Ronaldo kur u pyet nëse hierarkia e United po përpiqej ta detyronte atë të largohej nga klubi, u përgjigj: “Po. Jo vetëm trajneri, por dy ose tre djem të tjerë rreth klubit. U ndjeva i tradhtuar. Disa njerëz mund të mos më donin këtu jo vetëm këtë vit, por edhe vitin e kaluar. Nuk e di se çfarë po ndodh. Që nga largimi i Alex Ferguson, nuk kam parë evolucion në klub. Progresi ishte zero”.

Ronaldo gjithashtu tha për trajnerin e tij: “Unë nuk kam respekt për të, sepse ai nuk tregon respekt për mua. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju.”

Ronaldo zbuloi edhe hapin e gabuar, duke identifikuar largimin nga Real Madrid.

“Jam penduar që u largova nga Real Madrid. Aty kisha respektin e të gjithëve, aty kisha dashuri. Nëse do të kthehesha pas në kohë, do të luaja atje pa para. Nuk duhej të largohesha kurrë nga klubi më i madh në botë. Më trajtuan si mbret”.

Ronaldo, iu bashkua Unitedit në gusht 2021 dhe ishte golashënuesi i tyre më i mirë në të gjitha garat sezonin e kaluar me 24 gola.

“Unë mendoj se tifozët duhet ta dinë të vërtetën”, shtoi portugezi. “Unë dua më të mirën për klubin. Kjo është arsyeja pse unë vij në Manchester United”.

Të Fundit