Mallakaster/ Përndiqte një vajzë, bie në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim.

MALLAKASTËR

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për “Përndjekje”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet K.M., akuzohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme për një kohë prej 5 muajsh shtetasen me inicialet B.Ç.

Ndërkohë, ndalimi i të riut u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 10.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Përndjekje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Të Fundit