Maliq/ 30-vjeçarja denoncon vjehrrin për abuzim seksual, çfarë thotë policia

Një 30-vjeçare nga Maliqi dyshohet se është abuzuar seksualisht nga vjehrri i saj.

Efektivët e Policisë së Maliqit kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pas kallëzimit të një 30-vjeçareje që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se dy muaj më parë, vjehrri i saj ka abuzuar seksualisht me të.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehrri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, thuhet në njoftim.

Të Fundit