Saranda , Ksamili dhe Vlora ishin destinacionet më të kërkuara në rrjet nga të rinjtë për pushimet.
Këtë e vërtetojnë edhe dhjetëra videot e postuara në rrjetet sociale ku tregohen udhëtarët e emocionuar me bukuritë natyrore të Shqipërisë. Shqipëria është një destinacion i afërt, të cilin mund ta vizitoni edhe me makinën tuaj, përfshin distanca të shkurtra dhe gjithçka ofrohet në çmime të përballueshme.
Ky është një vend që ka përjetuar rritje të pabesueshme në turizëm vitet e fundit dhe po tërheq vëmendjen edhe të udhëtarëve më skeptikë.
Vendi po punon shumë për të rikthyer veten si një destinacion alternativ udhëtimi. Deri në vitin 1989, vetëm 10,000 persona nga e gjithë bota zgjodhën të udhëtonin në Shqipëri çdo vit. Në vitin 2022, kombi i vogël i Adriatikut tërhoqi 7.5 milionë vizitorë , një rritje e madhe nga 6.4 milionë udhëtarë në vitin 2019. Shqipëria renditet tani si “Maldivet e Evropës”.
Duhet theksuar se në vitin 2023 Shqipëria renditej e 4-ta në botë për përqindjen më të madhe të rritjes së ardhjeve ndërkombëtare të turistëve dhe shënoi një rritje prej 56% krahasuar me vitin 2019.
Në vitin 2023, vendi fqinj priti 10.1 milionë turistë , një numër rekord për Shqipërinë.
Madje, në një reportazh të Mega-s theksohet se Shqipëria është kthyer në një “pikë të nxehtë” për pushimet verore greke.
“Tirana është përmirësuar shumë, Shqipëria ka investuar padyshim shumë para në zhvillimin e infrastrukturës vitet e fundit. Tashmë është një destinacion që zgjidhet nga e gjithë Europa”, tha për Live Neës agjenti turistik, Paschalis Gerebakanis.
Shqipëri: Çmimet e hoteleve
Për pesë netë në një hotel luksoz në Ksamil, një familje me dy fëmijë do të paguajë 950 euro në një suitë me mëngjes.
Në Sarandë në një hotel 300 metra larg detit, një familje me dy fëmijë do të paguajë 725 euro për 5 netë me mëngjes dhe një çift do të paguajë 616 euro.