Në pikën kufitare të Kapshticës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, zhvilloi një operacion, ku pretendoi, se zbuloi një tentativë për trafikim të 6 kg heroinë nga një qytetar i Pogradecit, me përfshirjen e 4 policëve të kufirit. Operacioni u drejtua nga Dritan Pjetri dhe përfundoi me arrestimin e të gjithë personave të dyshuar.Megjithatë, ngjarja mori tjetër rrjedhë. Gjykata i liroi policët pas 72 orësh, si arrestim të paligjshëm dhe më pas ata u rikthyen në detyrë, ndërsa drejtuesi i mjetit, u shpall i pafajshëm pas disa muajsh. Sipas investigimit të Stop, substanca e sekuestruar nuk rezultoi heroinë dhe nuk u gjetën prova, që implikonin policët.Çështja po ndiqet ende nga Prokuroria e Korçës, nën drejtimin e prokurores Anjeza Kalanxhi, duke e lënë rastin të paqartë dhe me dyshime, për një operacion të dështuar, ose të sajuar.



