Afatet për dëmshpërblimin e mjeteve që përplasen në rrugë do të shkurtohen.
Një projektligj i ri parashikon ndryshime edhe për pagesat e policave të sigurimit, ndërsa propozohet edhe rritja e nivelit të gjobave për të gjitha mjetet e pasiguruara.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare propozon rritje të nivelit të gjobave për mjetet që nuk pajisen me policë sigurimi. Kërkesa është bërë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, teksa diskutohej projektligji “për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Projektligji i ri vjen me rregulla të reja për dëmshpërblimet, duke u vendosur afate kompanive të sigurimit bazuar në nivelin e dëmit
Po ashtu, për herë të parë do të aplikohet edhe sistemi bonus-malus, çka nënkupton se drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë dëme mund të paguajnë prim sigurimi më të lartë, ndërsa ata drejtues që nuk shkaktojnë dëme prim më të ulët.