Rritja me shpejtësi e numrit të makinave, ka shtuar ndotjen nga gazrat, që ato emetojnë në mjedis, duke u shndërruar në rrezik për shëndetin e popullatës.
Ndaj dhe shkenca propozoi automjetet elektrikë, mes të cilëve edhe motorrët.
Për këtë kategori automjetesh nëpër botë u hoqën taksat, për të stimuluar përdorimin e tyre, si miqësore me mjedisin.Edhe Ministria jonë e Financave ndoqi të njejtën politikë, duke bërë disa rregullime në ligjin ekzistues, që mundësonin heqjen e taksës doganore dhe TVSH-në për të gjitha automjetet me motorr elektrik, që hyjnë në Shqipëri. Por si për cudi, në këto politika, janë harruar pa u futur motorrët, duke e diferencuar në mënyrë absurde këtë kategori.Për këtë problem ne biseduam me drejtorin e DPSHTRR-së Blendi Gonxhe, drejtorin e politikave fiskale në Ministrinë e Financave Nikolla Lera dhe sekretarin e përgjithshëm të parlamentit Genci Gjoncaj, duke kërkuar, që korrigjimi të bëhet këto ditë, pasi në komisionet paramentare po diskutohen ligjet e projekt-buxhetit 2021.