Një makinë tip “Benz” ka shtypur 30 dele. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Vranisht të Devollit. 30 delet janë në pronësi të një banori të Vranishtit.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë dhe ka bërë të mundur pastrimin e vendit të ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.