Pas disa ore kerkimesh Ekipet e Zjarrfikeses se Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit te Kerkim Shpetimit Malor arriten te identifikojne mjetin e rrezuar ne gremine ne aksin Fushe Buall Shushice.
Fatkeqesisht drejtuesi i mjetit nuk ka mundur te mbijetoje.
Disa dhjetera punonjes u angazhuan per te shpetuar personin e aksidentuar, por terreni i malor veshtiresoi punen e ekipeve te shpetimit.
Eshte dashur nderhyrja e helikopterit te emergjencave civile per te lokalizuar vendin e aksidentit. Me pas eshte bere e mundur nxjerrja e trupit, fatkeqesisht i pajete.