Një aksident është regjistruar në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Bitinckë.
Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka përplasur një motor me të cilin udhëtonin burrë e grua. Çifti ka mbetur i plagosur dhe po transportohet në spitalin rajonal të Korçës, ende nuk dihet gjendja e tyre.
Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërkohë me drejtuesin e mjetit do të kryen veprime të mëtejshme procedurale.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 02.01.2024, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë fshatit Bitinckë, automjeti tip “Isuzi” me drejtues shtetasin Sh. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., rreth 64 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit dhe bashkëshortja e tij D. H., rreth 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët po transportohen për mjekim në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.