Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë – Laç pranë Markatomaj.
Korrenspondenti i Klan News në Lezhë, Martin Marku, ka mësuar se një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin.
Aksidenti ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia dpër t’u pyetur për rrethanat e ngjarjes.