Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rina. Një 33 vjeçar ka përplasur me automjet këmbësorin 20 vjeçar, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Shoferi 33 vjeçari është shoqëruar në komisariatin e policisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.