Makina përplas nënë e bijë në Vlorë! 5-vjeçarja dhe e ëma u aksidentuan teksa shoferi po lëvizte indientro

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë ka përplasur një 29-vjeçare dhe vajzën e saj të mitur 5 vjeçe.

Për fat të mirë nënë e bijë, janë jashtë rrezikut për jetën. Pasi ato morën ndihmë mjekësore në spital, u larguan për në banesën e tyre.

Sipas policisë aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës po lëvizte me indietro.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke kryer manovrën indietro, në lagjen “Lef Sallata”, ka aksidentuar shtetasen P. M., 29 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur 5-vjeçare, të cilat pas ndihmës mjekësore në spital, janë larguar për në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit