Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushnje. Siç raporton gazetarja e Klan News Anila Sefa, një automjet tip “Toyota” i ka prerë rrugën një makine tjetër me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi. Makina me 4 persona ka përfunduar në kanal, por fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi Brahim Agalliu është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.