Makina e policisë bie në Lanë, përfundon në spital efektivi i “Shqiponjave” dhe kolegu i tij

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ura e Shkozës, ku një punonjës i “Shqiponjave” duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit