Një automjet tip Audi ka rënë në një përrua në qytetin e Klosit, në orët e para të së shtunës. Mjeti është konstatuar nga banorët e zonës, por në vendngjarje nuk është gjetur asnjë person.
Paraprakisht dyshohet se pasagjeri i mjetit, 30-vjeçari J.K mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Sipas informacioneve të para, shoferi A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos, ka shpëtuar duke dalë nga uji dhe më pas është arrestuar nga policia pasi sipas unifromave blu ai nuk ka sinjalizuar për aksidentin.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e pasagjerit të mjetit.
Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.




