Macron: Prej të premtes, e gjithë Franca në karantinë.

Presidenti francez Emanuel Macron ka njoftuar për masat kufizuese që do të rifuten në gjithë vendin që nga mesnata e së enjtes me qëllim luftimin e rasteve në rritje me COVID-19.

“Shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura,” – shtoi ai.

Sipas deklaratës së Macron përparimi i virusit në Francë ka tejkaluar edhe parashikimet më pesimiste.

Puna nga shtëpia do të kryhet aty ku është e mundur ndërkohë që qytetarët do të mund të dalin nga shtëpia për të shkuar në punë, për të ndihmuar ata që janë më të ekspozuar ndaj virusit dhe për të bërë pazare ushqimesh.

Presidenti Macron deklaroi se kufijtë e Francës do të mbyllen dhe testimi i shpejtë do të bëhet i detyrueshëm për këdo që do të hyjë në vend.

Masat e reja do të jenë në fuqi deri në mes të dhjetorit dhe do të vlerësohen çdo 15 ditë nëse po japin efektin e duhur, shtoi ai.

Macron theksoi se kufizimet e bëra në javët e fundit në disa nga zonat më të prekura me COVID-19, duke përfshirë këtë kufizimin e orarit të lëvizjes, ishin të pamjaftueshme për të luftuar një valë të dytë pandemie.

 

Të Fundit