Një mace obeze që është bërë e njohur në Britani prej formës së ekzagjeruar të shëndetit, është vendosur më në fund në dietë nga e zonja, pas ankesave të fansave të shumtë në rrjet.
Pronarja e re e Patches, dashamirësja e maceve Kay Ford, ka nisur dietën e mikes së saj të shëndoshë, dhe maçoku peshon 1 kg më pak.
Peters tregon se Patches u soll në qendër kur e zonja e mëparshme nuk kujdesej dot më për të.
Të gjithë ishin çuditur me masën e madhe të maces që ishte sa dyfishi i peshës së një kafshe normale.
Pas disa testimeve mjekësore u zbulua se Patches, përveç peshës së saj ishte e shëndetshme.
Zyrtarët shpresonin se pesha duhet të ketë ardhur nga lloji i papërshtatshëm i ushqimit, prandaj pronarja e re e ka vendosur në dietë, e cila ka nisur të japë rezultate.
Një rekord botëror për macen më të shëndoshë eshtë dhënë në 1986 për maçokun 10-vjeçar Himmy në Australi që peshonte 22 kg, i cili vdiq në të njëjtin vit.