Një vajzë është ankuar në redaksinë tonë, se është ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko, në klinikën e tij private “Moskat”.Ajo thotë, se shkoi për një problem shëndetsor, por përfundoi, që mjeku po i fuste duart.Në këtë pikë “pacientja” jonë shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll mitre.Madje mjeku Hysko i tha, se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium, ku ai punon, që të bënte kontroll pa letra, e pa pagesë.Të nesërmen Pëllumb Hysko, i thotë, ta përsërisin takimin, duke e shturur gojën, e duke folur me terma të qartë seksualë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]