Lutja e nënës shqiptare për Johnson:Mos ma dërgo djalin në Ruanda, do vrasë veten

Ministria e Brendshme angleze vijon të mbyllë në qendrat e dëbimit shqiptarët që arrijnë me gomone në Angli. Gazeta Mail on Sunday thotë se edhe ata shqiptarë që kanë mbërritur ditët e fundit kanë marrë njoftime se mund të dërgohen në Ruandë.

Edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme, Priti Patel, dështoi në dërgimin e shtatë azil-kërkuesve të parë në Ruanda, ajo nuk ka hequr dorë nga vijimi i këtij plani pas marrëveshjes me qeverinë e Ruandës,  dy muaj më parë.

Por një nga shtatë emigrantët, i cili të martën e shkuar u tentua të dërgohej në Ruanda bashkë me 6 azilantë të tjerë është një fermer shqiptar rreth të 20-tave, i cili mbërriti në Britani muajin e kaluar pasi kaloi Kanalin me një varkë të vogël.

Mediat britanike kanë sjellë rrëfimin e nënës të të riut shqiptar e cila ka folur nga shtëpia me dy dhoma gjumi në një fshat të largët, thuhet në artikull. Nëna e 20-vjeçarit, e cila është rreth të 50-ave, tha: ‘Zoti e ndihmoftë djalin tim.

“Ai më tha se do të vrasë veten nëse britanikët e dërgojnë të jetojë në Afrikë. Unë po i lutem kryeministrit tuaj Boris Johnson që të mos e dërgojë atë në Ruandë. Nuk do ta shoh më kurrë djalin.’

Ajo rikujtoi se si e puthi djalin e saj dhe i dha lamtumirën pak para Krishtlindjeve, ndërsa ai u nis për në Britani me shpresën për të punuar në kantiere. “Ai donte të shkonte në Angli, por dhe donte të qëndronte këtu me mua. Mendja e tij ishte e dyzuar”, tha ajo.

“Tani jam vetëm me 2 lopë, të cilat janë të ardhurat e mia të vetme. Disa javë më parë, ai telefonoi, për të më thënë se britanikët po e dërgonin në Ruanda”. Duke treguar një fotografi të djalit të saj, ajo shtoi: “Ai më tha nëse do ta çonin të jetonte në Afrikë, ai do të varej. Fjalët e tij për mua ishin: “Unë nuk do të shkoj atje”.

Si qindra të rinj shqiptarë që nisen për në Britani, 20 vjeçari u tha autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar se trafikantët organizuan të gjithë udhëtimin e tij, fillimisht nga fshati i tij në veri të Shqipërisë për në Francën veriore dhe më pas kaloi shtatë muaj në një kamp emigrantësh për të vijuar udhëtimin në një varkë për në Britani.

Të Fundit