Lulzim Basha: Sipas sondazhit tim, 95% e demokratëve më duan

Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku është pyetur nga gazetarët lidhur me faktin që nuk ka mbështetjen e bazës së PD dhe a do të dorëhiqet nga drejtimi i partisë.

Ai ka deklaruar se demokratët e duan masivisht dhe këtë e tregojnë sondazhet që ka bërë vetë ai!

Pyetje: Zoti Basha sipas një sondazhi 85% e demokratëve kërkojnë që ju të jepni dorëheqjen dhe të largoheni, a do ta bëni këtë gjë për të mos përçarë PD-në?

Lulzim Basha: Sipas një sondazhi tim 95% e demokratëve kërkojnë që ta udhëheq unë Partinë Demokratike kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit.

Më tej Basha tha se nuk del të bëjë takime me demokratët, sepse ai i mbush sallat aq plot, sa Berisha mund të ndihet inferior…

Kreu i opozitës sugjeroi gjithashtu se, tashmë kemi hyrë në fazën “e fillimit të fundit” të Edi Ramës dhe vettingu i politikanëve do të sjellë “largimin e llumit të tranzicionit”.

Të Fundit