Lulzim Basha: Policia meriton përgëzime, por u vonuan, duhet të vinin një orë e gjysmë më herët!

Lulzim Basha, ka përgëzuar Policinë e Shtetit, që i erdhi në ndihmë, në mënyrë që mos nxirrej nga selia e PD-së nga protestuesit. Por ai deklaroi se policia u vonua dhe duhet të ishte paraqitur në seli, që në momentin kur bënë deklarata ambasadat e huaja.

Ndër të tjera, Basha deklaroi se Sali Berisha dhe Edi Rama janë vëllezër siamezë…

“Berisha dhe Rama janë vëllezër siamezë. Njëri manipulon zgjedhjet, tjetri përdor dhunë dhe kërkon të përdorë PD si bunker.

Ai i bën shërbimin Edi Ramës.

Punonjësit e policisë meritojnë përgëzime, sepse rikthyen rendin.

Por ata pritën një orë e gjysmë pas thirrjeve të ambasadave perëndimore”, tha ndër të tjera Basha.

Të Fundit