“Lulëkuqet mbi mure”, filmi ikonik i nënshtrohet restaurimit në 4K

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm lajmin se filmi shqiptar “Lulëkuqet mbi mure”, iu nënshtrua restaurimit në 4K në një studio prestigjioze ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë shkruan se ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat.

“MIRËMËNGJES  dhe me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë “Lulëkuqet mbi mure”, që iu nënshtrua restaurimit në 4K në një studio prestigjioze ndërkombëtare, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij

Të Fundit