Luiza Gega pjesëmarrëse në Maratonën e Tiranës: Emocion shumë më i madh të garosh në vendin tënd, me njerëzit e tu

Në Maratonën e Tiranës, e cila sot në orën 09:00, pjesëmarrëse është edhe kampionia e Europës, Luiza Gega. Në një intervistë të shkurtër me gazetarin e Klan News, Denis Filopati drejtpërdrejt nga sheshi “Skënderbej”, Gega tregon emocionet e saj për ngjarjen sportive.

 

Luiza Gega: Është emocion ndryshe, emocion shumë më i madh që të garosh në vendin tënd, me njerëzit e tu. Unë në fakt kam marrë pjesë çdo vit që është bërë ky aktivitet. Jam shumë e lumtur që më në fund edhe Tirana, si çdo kryeqytet tjtër i botës ka maratonën e saj dhe të shikosh që çdo vit e më shumë njerëzit i bashkohen maratonës, promovojnë shëndetin, vrapojnë për kauza të ndryshme. Sportistët elitarë vrapojnë edhe për të fituar, ashtu siç do mundohem edhe unë sot në garën 21 km, kështu që uroj për të gjithë ta shijojnë këtë garë, këtë ditë kaq të bukur.

Denis Filopati: Sa i shërben kjo garë qytetit të Tiranës dhe Shqipërisë?

Luiza Gega: Të thashë, çdo kryeqytet i botës, çdo vend i botës e ka maratonën e saj sepse maratona ka një gjë të bukur, që  mbledh të gjithë njerëzit, pavarësisht se ti je apo nuk je sportist. Mund të vraposh thjesht për dëshirë, thjesht për një kauzë, mund të vraposh për të përmirësuar një kohë tënden, mund të vraposh për të promovuar shëndetin. Sporti është shëndet kështu që më shumë se kaq nuk mund t’i shërbejë qytetarëve./tvklan.al

Të Fundit