Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri Olta Xhaçka në lidhje me luftën në Ukrainë.
Ambasada ka zbardhur detaje nga takimi ku thekson se Kim ka paraqitur qëndrim e SHBA sa i takon kësaj situate duke theksuar se ata dënojnë veprimet e Rusisë.
“Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Ramën dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka në lidhje me pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia.
SHBA dhe Shqipëria janë të bashkuar me të tjerët në mbarë botën për të dënuar në termat më të ashpër veprimet e Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me NATO dhe Këshilli i Sigurimit në OKB për t’i kërkuar llogari Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.
(1/2) Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me KM @ediramaal & Ministren e Jashtme @xhacka_olta mbi pushtimin e paprovokuar & të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. 🇺🇸&🇦🇱 bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm. https://t.co/4qiXVZzR71
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 24, 2022