Mitropoliti i njohur grek Morphou ka folur sot rreth luftës së Ukrainës nga Rusia. Ai foli për luftën gjatë predikimit në Kishën e Agios Kyprianos.
Prifti grek bëri një parashikim të zymtë duke thënë se luftërat dhe konfliktet do të shtohen deri në shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.
Sipas tij, lufta duhet “për të pastruar fëmijët
“Gjithçka dhe koha jonë e Kreshmës dhe Lufta e Madhe që tashmë ka filluar, na shtyjnë drejt pendimit. Pendimi personal, kombëtar dhe global. Dhe për shkak se ngjarjet do të vazhdojnë të shtohen, do të kemi disa pushime pastaj ato do të vazhdojnë dhe do të vazhdojnë derisa të arrijnë në Luftën Botërore që do të ndodhë, do t’ju kërkoj shumë juve që faleni, të faleni rregullisht. Zoti Jezu Krisht, qetëso botën tënde. Është përgjegjësi e neve ortodoksëve, të mos kufizohemi. Të lutemi për të gjithë këta njerëz që kanë hyrë në vorbullën e zonës së luftës”, tha ai në fund të predikimit.
Mirëpo pak ditë më parë Morphou habiti me deklaratën e tij kur tha se “duhet një luftë për të pastruar fëmijët e djallit”.
Mitropoliti i Morphou Neophytos në fjalën e tij u mor me çështjen e Ukrainës, duke e cilësuar luftën si një “operacion të domosdoshëm” për të bërë një “spastrim”, pasi në kohën tonë ka “shumë mëkat, shumë mos respekt dhe shumë pabesi”.