Thomas Barnes, një burrë 58-vjeçar nga Karolina e Veriut, ka rënë “viktimë” e qenit të tij, i cili duke luajtur telekomandën e televizorit, ka blerë filma porno me vlerë rreth 70 dollarë.
Fatura rreth 70 dollarë për shkak të Marino-s së vogël, qenit të tij të racës Bichon. Sipas rrëfimit të tij, qenushi bleu aksidentalisht përmbajtje për të rritur duke luajtur në shtëpi me telekomandën.
Burri kontaktoi menjëherë shërbimin ndaj klientit të rrjetit satelitor duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur dhe operatori i’u përgjigj se do ta anulonte blerjen që I kishte bërë qeni. Por kjo në fakt nuk ndodhi dhe zoti Barne mori një faturë prej 70 dollarësh.