Ish-kryeministri, Sali Berisha, foli sot për takimin që zhvilloi me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha tha se dyshja diskutuan për aktivitenin dhe qendrimin që opozita do të mbajë në lokalet e 14 majit.
Ai tha se koalicioni i opozitës do të drejtohet nga demokratët dhe se për këtë nuk ka diskutim.
“Diskutimi ishte bashkërendimi i të gjitha forcave për fitoren e 14 majit. Të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar për fitoren. Shqiptarët presin fitoren nga opozita dhe ne jemi të sigurt. Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha dhe kjo e treta e pret shumë shpejt. E ka të qartë. Nuk kam asgjë këtu. Por gjykoj se transparenca dhe qëndrimi para ligjit, është detyrim për cilindo. Koalicioni ynë do jetë koalicion fitimtar. PD drejton koalicionin. S’ka diskuti”, u shpreh Berisha.
Lexo po ashtu
Në lidhje me partitë opozitare që do të marrin pjesë në koalicion, Berisha tha se do të jetë një spektër i gjerë dhe se me këtë po merren specialistët e kodit zgjedhor.