Nje aksion i policise kunder lojrave te fatit ka ndodhur mbremjen e djeshme, e ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit, në Tiranë, Elbasan, Berat dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Në fokus të këtij aksioni ‘blic’ kanë qenë lokalet dhe subjektet e tjera, që në kundërshtim me ligjin, kanë ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.
Nga aksioni në mbarë vendin raportohet se janë shoqëruar mbi 100 persona dhe rreth të tjerë 50 janë arrestuar, pjesa më e madhe e të cilëve janë administratorë lokalesh. Ky aksion i madh i policisë u zhvillua pas një periudhe të gjatë hetimore nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria.