Live në TikTok shkon keq! Rrihet dhe i ndodh e papritura: Policia e fut në burg

Personi, që është drejtuar në redaksinë tonë, është 33 vjec, i akuzuar dhe dënuar për shkatërrim prone. Ai tregon, se si pasojë e një konflikti, që nisi në rrjetet sociale, me një përdorues të panjohur më parë, qëndroi fillimisht në paraburgim për disa ditë e më pas, masën e sigurisë e kreu në banesë. Por ai pretendon, se nga një person, që ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi u kanos dhe u dhunua nga dy persona, në përfundim u mor i pandehur. Ngjarja ndodhi në 2 shkurt 2024 në Paskuqan. Nga kqyrja e këtyre pamjeve, shihet, se i riu ka qëndruar me mjetin e tij para disa bizneseve të zonës, në rrugë kryesore. Nuk vonoi shumë dhe drejt tij u afruan dy persona, gjysmë të maskuar, të cilët, pasi zbritën nga mjeti i tyre dhe të pajisur me mjete të forta, u përpoqën të hapin të dyja dyert e përparme, duke dëmtuar mjetin. Sipas denoncuesit, gjithcka po transmetohej drejtpërdrejt në rrjet. Ai ka vazhduar të largohet, por e ka pasur të pamundur. Ka zbritur dhe i ka rrëmbyer levën njërit prej tyre dhe konflikti i dhunshëm ka vazhduar për disa minuta në prani të dëshmitarëve të tjerë.Pas kësaj është njoftuar policia dhe 33 vjecari ka pritur aty, ndërsa dy të tjerët gjetën një mjet dhe u larguan nga vendngjarja. Në fund të të gjithë kësaj historie, u dënua 33 vjecari si dhe personi tjetër, të dy për shkatërrim prone, ndërsa i habitshëm është fakti, se nuk është parë të jetë punuar në asnjë moment për personin e tretë, që gjithashtu është pjesë e këtij konflikti. Në përgjigjen e thatë të Prokurorisë së Tiranës, thuhet, se cështja i ka kaluar gjykatës.

Të Fundit