Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vendimi të fundit të marrë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.

Sipas këtij vendimi, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me “qendrim në shtëpi” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve të Gjicit, të cilët paraqitën argumente për gjendjen e tij shëndetësore, e cila kërkon kujdes të veçantë.

Më herët, kërkesa për lirimin e tij ishte refuzuar nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi që ai të mbetej në qeli.

Gjici ka qëndruar i izoluar deri tani në burgun e Lushnjes ndërsa ishte burgosur pas video-skandalit në zyrën e tij, në Bashkinë e Kukësit, ku u filmua me shtetasen A.K duke bërë veprime seksuale.

Gjykata e Apelit të Posacëm e kishte dënuar Safet Gjicin për korrupsion aktiv me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat ai do të duhet të vuante 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Safet Gjici e kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe i kishin mbetur përafërsisht 8 muaj burg për të vuajtur.

Të Fundit