Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nga aksioni i zhvilluar në Tiranë për lirimin e hapësirave publike.
Në postimin e tij, Rama njofton se ky aksion do të vijojë deri në heqjen e të gjitha ngrehinave prej hekuri dhe platformave të vendosura nga bizneset në hapësira publike.
“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare,” shkruan Rama në postim, ku bashkëngjiti edhe një video nga aksioni.