Liria ekonomike: Shqipëria renditet në vendin e 31

Shqipëria pozicionohet në vend të 31 mes 165 vendeve në total nga gjithë bota në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2023. Të dhënat janë publikuar së fundmi nga instituti kanadez “Fraser Institute”.

Siç vihet re kjo renditje pozicionon Shqipërinë jo vetëm në krye të vendeve të Rajonit, por gjithashtu vendi lë pas edhe disa prej shteteve më të zhvilluara në Europë si Spanja, Portugalia, Belgjika apo Franca duke u klasifikuar mes shteteve me të lira.

Instituti kanadez “Fraser Institute” mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi, ndërsa liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake.

Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e Taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e Monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit.

Shifrat e vitit 2020 tregojnë se Shqipëria renditej në vend të 32-të dhe kishte gjithsej 7.59 pikë, ndërkohë këtë vit vlerësohet me 7.60 pikë.

Në nivel Rajoni, vend i cili ndjek Shqipërinë në këtë renditje është Mali i Zi në vend të 32 me 7.59 pikë të grumbulluara. Me tej vijon renditja Maqedonia e Veriut në vend të 65-të dhe pasohet nga Serbia në vend të 76-të

Të Fundit