Një franceze në Korçë lind fëmijën e saj në ambulancë duke shkuar drejt maternitetit të këtij qyteti.
Sipas mjekëve të maternitetit, 19 vjeçarja ka bërë lindje të parakohshme dhe për këtë arsye ne orët e para të mëngjesit të sotëm fëmija është dërguar në maternitetin e Tiranës për shërbim më të specializuar mjekësor ndërsa nëna vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve të Korçës.
Shëndeti i 19 vjeçares është i mirë ndërkohë që fëmija vazhdon të jetë në kujdesin intensiv të mjekëve në qytet.
Francezja me iniciale S.F. është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë
Nëna flet shqip shumë mirë. Ajo ka deklaruar për mjekët e shërbimin mjekësor të martenitetit se ajo ka lindur në Francë dhe me pas u ka bërë me dije se ka ardhur nga Maqedonia në Shqipëri por deri tani nuk ka paraqitur asnjë dokument identifikimi, qoftë dhe kartën e identitetit.
Nga ana tjetër mësohet se shtetasja S.F (me këtë emër është deklaruar) ka dhe një fëmijë tjetër ndërkohë që është shoqëruar nga disa gra në maternitet.