Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Ruben Saraivan i cili dyshohet si ekzekutori i bisnezmenit Artian Nikulaj më 19 prill 2023 në restorantin e tij në Shëngjin.
Në dëshminë e tij para trupës gjykuese portugezi ka mohuar akuzat duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe ditën e ngjarjes ndodhej me pushime në Shëngjin.
‘Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qenë me pushime në Shqipëri! Jam njohur nga mediat me akuzat’- mësohet të ketë deklaruar Saraiva në sallën e gjyqit.
Ruben Saraiva u esktradua nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor 2023. Ruben Saraiva u arrestua në muajin Maj në Marok, pak kohë pas vrasjes në Lezhë. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia, kanë organizuar vrasjen e biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.
Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe tre bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka një vajzë të mitur.