Lidhjet e paligjshme të energjisë, lëshohen urdhër-arreste për 16 punonjës të OSHEE

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me prokurorinë, ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion për goditjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Burime bëjnë me dije se autoritetet loakle po kryejnë ekzekutimin e urdhër-arresteve për rreth 16 punonjës të OSHEE në Rajonin e Gjirokastrës, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

Ata janë punonjës të sektorit teknik dhe akuzohen për favorizimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në rajonin e Gjirokastrës.

Operacioni është ende në zbatim dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të Fundit