Ndodhemi te “Lagjia e Re” , Kavajë, pasi Rudina Gjumzi ka probleme me sistemin e ujit. Bëhet fjalë për pallatet e Bashkisë para tërmetit. Pas përfundimit të punimeve, banorëve u është dashur, që të lidhim vetë ujin, me puse individuale, sepse nuk ka pasur ujë. Lidhjet e ujësjellësit i kanë bërë vetë, mes tubash të shumtë, ku ngjitur janë kabujt elektrikë. Ne shohim, se në tarracë rrjeti është si merimangë.Ne komunikojmë me Shpend Barametën, drejtor i UKK-së, i cili pasi vihet në pozitë, premton, të marrë masa, për zgjidhjen e situatës.Gazetarja ve në dijeni edhe OSHEE-në, që të shohë rrjetin elektrik, kabinën dhe gjithcka, për shmangie rreziku dhe drejtori Enver Haliti na premton gjithashtu, se do të marrë masa.Nga ana tjetër Arti Çiçoli nga bashkia Kavajë, thotë, se Bashkia do të bëjë bashkë UKK dhe OSHEE-në për këtë rast, duke ofruar edhe shërbimet e saj, për arritjen sa më parë të zgjidhjes.
- +355 67 220 8888
- [email protected]