Librazhd/ Ngjarja e rëndë: 32 vjeçari lyen me benzinë fqinjin e moshuar dhe i vë zjarrin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Librazhd ku një 32-vjeçar ka tentuar që të vrasë një të moshuar.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetasi i identifikuar si G.Ozuni, tentoi që të vriste fqinjin e tij 75-vjeçar duke e djegur me lëndë djegëse benzinë,

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta mes Ozunit dhe të moshuarit.

Ky i fundit menjëherë është dërguar në spitalin e Prrenjasit, ndërkohë që 32-vjeçari ka rënë në prangat e Policisë.

Efektivët ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që në vijim priten më tepër detaje për të kuptuar dhe shkakun e vërtetë që solli këtë konflikt mes dy fqinjve i cili mund të kishte përfunduar me një tragjedi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar  shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit