Libraria më e madhe lundruese në botë do të qëndrojë në portin e Durrësit/ Orari i vizitave

Libraria më e madhe lundruese në botë do të qëndrojë në portin e Durrësit nga 7 deri në 18 tetor.

Me këtë lajm e nis ditën Kryeministri Edi Rama, duke thënë se libraria do të jetë e hapur për qytetarët.

Nga libraria më e madhe lundruese në botë ‘Logos Hope’, e cila ka vendosur të qëndrojë më gjatë në Shqipëri, duke u zhvendosur nga Vlora në Portin e Durrësit, ku do të jetë e hapur për çdo qytetar që ka dëshirë ta vizitojë nga afër, ju uroj një fundjavë të mbarë.

Ndërkohë Autoriteti Portual Durrës, njofton të gjithë qytetarët e interesuar për të vizituar anijen “Logos Hope” se gjatë qëndrimit të saj në Portin e Durrësit 07.10.2022- 18.10.2022), oraret e planifikuara për vizita janë 14:00- 21:00, çdo ditë, përveç ditës së hënë.

Për mënyrën e hyrjes në territorin portual, ju bëjmë me dije se Forca e Sigurisë Portual Durrës po zbaton një plan të posaçëm masash.

Në zbatim të këtij plani dhe me qëllim mbarëvatjen e vizitave në librarinë lundruese, ju informojmë se hyrja për vizitorët këmbësorë në Port është pa pagesë dhe mund të bëhet nga hyrja nr.1 dhe nr.2, ndërsa për vizitorët me mjete, hyrja e mejteve në Port është me pagesë dhe mund të bëhet nga Porta nr.2.

Të Fundit